Pse u vranë dy korçarët?

8 months ago 26

Të shtënat me armë që lanë pas dy viktima në Korçë, tronditën jo pak qytetin juglindor.

Një apartament, ka qenë “molla e sherrit” mes Ilia Llukës 61 vjeç dhe Emiliano Pine allias Jorgo Prifti 37-vjeç.

Burime të siguruara pranë grupit të hetimit bëjnë me dije për gazetarin e Vizion Plus Tonin Frroku se Ilia Lluka 61 vjeç me banim në Greqi ka ardhur disa ditë më parë pasi ishte në proces gjyqësor me babain e tij për një apartament në qytetin juglindor, të cilin, mësohet se babai kishte vendosur t’ia kalonte në pronësi 37 vjecarit Emiliano Pine.

Ky vendim, ka ardhur pasi babai i Ilia Llukës prej disa vitesh jetonte me familjen e Emiliano Pines, për shkak të pamundësive të tij fizike. Ashtu siç pohon edhe një prej fqinjëve, nëna e Emilianos ka 4 vite që kujdeset për të moshuarin.

Isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat. Emiljano ishte djalë i shkëlqyer. Nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babain e Ilos prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë”, tha fqinja.

Mbrëmë rreth orës 20:00, 61 vjeçari Ilo Lluka ka ardhur në lagjen e 37 vjecarit të cilin e ka gjetur në një lokal afër banesës së tij, të cilit i ka kërkuar të dalë përjashta dhe sapo ky i fundit ka dalë nga lokali e ka qëlluar me 4 plumba në gjoks.

Menjehere pas këtij akti, 61 vjeçari ka drejtuar armën drejt vetes duke gjetur vdekjen e menjëhershme vetëm pak metra larg 37 vjeçarit i cili fillimisht mbeti i plagosur, por për shkak të plagëve të marra ndërroi jetën rrugës për në spital./vizionplus.tv

Read Entire Article