Pulat refuzojnë ti binden Dijonisit, Çiljeta trembet nga lopa, çfarë po ndodh me fermerët gjatë punëve në stalla?

5 months ago 69

Me rënien e gongut, fermerët kanë nisur  punët në stalla, ku nuk ka munguar energjia e mirë mes tyre.

Baby G dhe Dijonisi kanë kërcyer dhe kënduar gjatë kryerjes së detyrave të caktuara nga kryefermeri, i cili është Robert Aliaj.

Gjithashtu Baby G dhe Çiljeta kanë pastruar stallën e dhive, ku kanë bërë dhe batuta me njera-tjetrën.

“Paradite në pishina dhe pasdite duke mbledhur kakën, sepse kjo është jeta e një fermeri”, thanë Çiljeta dhe Baby G.

Nga ana tjetër, Dijonisi teksa është kujdesur për pulat, ka dhuruar performancë me këngën “Macarena”.

“O pula, ju kanë rënë puplat! Jeni pula të mbaruara. Pula që nuk bëni vezë. Futuni brenda se ju futa në furrë. Kthehu mbrapa, ku shkon, ec aty se të futa në furrë. T’i shkula puplat”, thotë ai.

Ndërkohë që Baby G dhe Çiljeta ishin duke mjelë lopën, kjo e fundit trembet, moment ky që krijoi të qeshura.

Për të mos humbur asnjë moment gazmor, debate, emocione që ndodhin brenda rrethimit të “Ferma VIP”, mund t’i ndiqni live në dy kanalet e platëformës Tring, “Ferma VIP 1” dhe “Ferma VIP 2”. /vizionplus.tv

Read Entire Article