Punimet në shkollën “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, Rama: Brenda vitit përfundohen 100 shkolla në vend

7 months ago 21
Reklamë

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se punimet në shkollën Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, po vazhdojnë me intensitet dhe pritet të përfundojnë së shpejti.

Sipas tij, ndërtimi i kësaj shkolle do garantojë kushte më të mira për 650 nxënës dhe mësues.

“Punohet me intensitet në shkollën “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë, që pritet të përfundojë së shpejti, për të garantuar kushtet më të mira për 650 nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle

Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimim e 100 shkollave në të gjithë vendin”, shkruan Rama.

Top Channel

Read Entire Article