“Pusho në paqe”, Albana Vokshi humb njeriun e shtrenjtë të zemrës

3 months ago 17
Reklamë

Ka ndërruar jetë babai i deputetes demokrate Albana Vokshi.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social në Facebook, deputetja demokrate njoftoi mbrëmë ndarjen nga jeta të babait të saj, Sadik Vokshi.

“Kujtimet, mësimet, dashuria e tij do të mbeten përgjithmonë me ne. Pusho në paqe, bab”, shkruan ndër rreshta Albana Vokshi.

Përcjellja e fundit e babait të deputetes do të bëhet sot në orën 15:00 në Tufinë.

Postimi i plotë i deputetes

“Me hidhërim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur Sadik Vokshi.
Shembull i përkushtimit dhe dashurisë për familjen. Kujtimet, mësimet, dashuria e tij do të mbeten përgjithmonë me ne.
Pusho në paqe, bab! Përcjellja për në Tufinë bëhet, ditën e djelë, në orën 15:00 nga shtepia funerale “Parajsa”, te Rruga Kavajës, ish NSHRAKu.”

/vizionplus.tv/

Read Entire Article