“Puthja” me Albanon, Baby G debat me Xhesikën: Mos rrije në krevat me të!

5 months ago 39

Xhesika dhe Baby G janë përfshirë në një debat së bashku ku shkas është bërë marrëdhënia e kësaj të fundit me Albanon.

Xhesika u shpreh se Baby G po bën një lojë për të nxjerrë Albanon si manipulator, sepse sipas saj nëse këngëtarja nuk do të pëlqente aktorin, nuk do të kishte qëndruar me atë në një krevat tek “Njëshi”. Fermerët kanë parë dy klipe nga “Njëshi”, ku Baby G dhe Albano shihen duke u puthur, por kjo u mohua nga të dy ata. Kjo marrëdhenie e aktorit me këngëtaren ka krijuar edhe debate mes pjesës tjetër të fermerëve.

Pjesë nga biseda:

Xhesika: Nuk më pëlqen fare kjo pjesa e të mos mbajtur përgjegjësi Baby. Po e nxjerr Albanon manipulator se pse kam ndenjur në krevat. Kush do rri në krevat, kush s’do nuk rri. Nëse në atë moment ajo është ndjerë në rregull nuk e gjykon askush, por të vijë këtu dhe të bëhet kjo situata …Je 27 vjeç Baby

Baby G: Edhe ti ke hyrë në vaskë me Buçkon. Edhe unë dua të jem si ty, të bëj si ty, por se di pse njerëzit më shohin ndryshe. Ti ke hyrë në vaskë me Buçkon, ke hyrë në krevat

Xhesika: O Baby të lutem

Baby G: Unë rri me tjertrin, e ai dashurohet nuk është faji im. Unë prap kam ndenjur afër me Albanon, e kam respektuar

Xhesika: Mos bëj zhurmusen se po flas. Unë jap opinionin tim dhe mendimi është që ti po manupulon këtë situatë

Baby G: Kanë ndenjur shumë goca me djemtë në një krevat. Ka provuar vetëm të më puth. Unë kam ndenjur se kam dashur të rrija, por nuk e dua Albanon

Xhesika: Je duke dalë shumë keq. Nëse nuk do të rrish krevat me të nuk rri, s’të merr kush me zor. Mos rrije krevat me të nëse mendoje se e kishte për lojë. /vizionplus.tv

Read Entire Article