Putin kërkon mbështetjen e sa më shumë vendeve, mesazhi pas vizitës në Vietnam

3 months ago 22
Reklamë

To Lam dhe Vladimir Putin, po përpiqen të krijojnë lidhje më të forta midis Vietnamit dhe Rusisë, gjë e cila u konfirmua me takimin e tyre në kryeqytetin vietnamez, Hanoi. Siç raportohet nga BBC, takimi midis dy liderëve vjen mes një klime mbështetjeje reciproke, me Lam që përgëzoi Putinin për rizgjedhjen e fundit në detyrë dhe Putin duke deklaruar se forcimi i partneritetit strategjik me Vietnamin është një nga prioritetet e Rusisë.

Udhëtimi i tij në Vietnam, i cili pason vizitën e tij në Korenë e Veriut, po interpretohet si një demonstrim i mbështetjes diplomatike që Rusia gëzon ende në rajon.

Mbështetja e kahershme e Vietnamit për Rusinë

Lidhjet e Vietnamit me Rusinë janë të ngushta dhe datojnë shumë dekada më parë, në mbështetjen jetike ushtarake, ekonomike dhe diplomatike të ofruar nga Bashkimi Sovjetik për shtetin e ri komunist të Vietnamit të Veriut në vitet 1950 .

Gjithashtu në vitin 1978, Vietnami u mbështet shumë nga Rusia, pasi pushtoi Kamboxhia për të rrëzuar regjimin e Kmerëve të Kuq, teksa Kina dhe Perëndimi vendosën sanksione dhe izoluan shtetin.

Vietnami e ka përshkruar marrëdhënien mes dy vendeve si plot besnikëri dhe mirënjohje, teksa integrimi i tij në tregjet globale ka kontribuar në zhvillimin e tij, duke e bërë shtetin një aleat të vlefshëm të Rusisë.

Vihet re se Vietnami ka abstenuar nga shumë prej rezolutave të Kombeve të Bashkuara që dënojnë veprimet e Rusisë, megjithatë ka mbajtur marrëdhënie të mira me Ukrainën dhe madje ka dërguar disa ndihma në Kiev, duke ruajtur kështu marrëdhëniet me të dyja vendet dhe duke shmangur sfidat diplomatike./vizionplus.tv/

Read Entire Article