Putin lëshon kërcënimë ndaj SHBA, i përgjigjet për planin e vendosjes së raketave në Gjermani

1 month ago 37
Reklamë

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar SHBA-në se nëse Uashingtoni do të vendosë raketa me rreze të gjatë veprimi në Gjermani nga viti 2026, Rusia do të vendosë raketa të ngjashme brenda një perimetri qe mund te rrezikoje perendimin.

“Nëse SHBA-ja realizon plane të tilla, ne do ta shqyrtojmë çlirimin nga moratoriumi i njëanshëm që më herët është miratuar për dislokimin e armëve që kanë aftësi të mesme dhe të shkurtër veprimi.”

Në një fjalim të dielën para marinarëve nga Rusia, Kina, Algjeria dhe India për të shënuar ditën e marinës ruse në ish-kryeqytetit perandorak të Shën Petersburgut, kreu i Kremlinit  iu drejtua SHBA-ve duke thënë se rrezikon të shkaktoje një krizë raketash te ngjashme me luftën e ftohtë.

“Koha e fluturimit drejt objektivave në territorin tonë të raketave të tilla, të cilat në të ardhmen mund të pajisen me koka bërthamore, do të jetë rreth 10 minuta. Ne do të marrim masa  për t’u vendosur, duke marrë parasysh veprimet e Shteteve të Bashkuara, satelitëve të saj në Evropë dhe në rajone të tjera të botës.”

Uashingtoni dhe Moska u larguan nga Traktati i forcave bërthamore me rreze të mesme veprimi më 2019, duke akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të traktatit.Më vonë, Rusia tha se nuk do të riniste prodhimin e armëve të tilla për aq kohë sa SHBA-ja nuk do të dislokonte raketa jashtë vendit./vizionplus.tv

Read Entire Article