Presidenti rus Vladimir Putin pritet të mbajë fjalimin e tij vjetor në Gostiny Dvor, afër Sheshit të Kuq në Moskë.
Sipas raportimeve të mediave ruse, fjalimi do të transmetohet jo vetëm nga stacionet televizive, por edhe pa pagesë në kinematë në 20 qytete në të gjithë vendin.
Në fjalimin e tij vjetor, Putin zakonisht komenton situatën aktuale në Rusi, ekonominë dhe politikën sociale.
Në fillim të kësaj jave, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov nuk pranoi të diskutonte detaje, por tha se “presidenti po punon personalisht me tekstin” e fjalimit.
Putin ka thënë se fjalimi sigurisht do të përmend zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 15-17 mars.
Ai tha gjithashtu se do të caktonte objektivat për të paktën gjashtë vitet e ardhshme gjatë fjalimit. /vizionplus.tv