“Qëlloi të bijën me armë gjahu”, tragjedia në familjen Musaku, gazetari: Babai ishte fanatik për vajzën 40-vjeçare

5 months ago 38

Gazetari Esido Barkaj foli sot në emisionin e mëngjesit “7 pa 5” në Vizion Plus për ngjarjen që tronditi ditën e djeshme qytetin e Lushnjës.

Pas një konflikti të çastit, 82-vjeçari Behar Musaku qëlloi me armë gjahu të bijën e tij, Rudina Musaku 40 vjeçe, e cila ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën.

Lexo edhe :

Related Posts

Pasi qëlloi të bijën, pak minuta më vonë i moshuari i dha fund jetës së tij, duke u vetëvrarë me armën që qëlloi vajzën e tij.

Lidhur me këtë tragjedi, gazetari Esido Barkaj tha se shkak i sherrit babë e bijë dyshohet të ketë qenë karakteri fanatik i 82-vjeçarit, i cili me sa duket nuk e pranonte dot se e bija e divorcuar prej tre vitesh kishte krijuar një jetë të re.

“Rudina i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, pastaj është dërguar te Trauma në Tiranë. Ende nuk e ka kaluar rrezikun, është në gjendje të rëndë. Shkak ka qenë pjesa, sepse i ati fanatik ër vajzën e tij. Nuk njihen si familje problematike në zonën e Lushnjës. Duket se i ati nuk ka arritur të kapërdijë se e bija e divorcuar ka krijuar një jetë të re, për shkak të fanatizmit dhe opinionit të tjerëve”, tha gazetari Esido Barkaj.

Të afërm dhe fqinj të familjes Musaku u shprehën dje  të tronditur për ngjarjen. Të afërmit thonë se Behar Musaku, para se ta qëllonte me çifte të bijën, i ishte drejtuar me fjalët: “Pse bredh, je pa burrë, mos ik lart e poshtë!”.

Mësohet se Rudina Musaku prej dy vitesh jetonte e vetme në Tirane pasi ishte divorcuar, ndërsa fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin në Berat. Ajo kishte shkuar këtë të dielë në shtëpine e prindërve të saj në Lushnjë për t’i takuar por debati me babain agravoi duke përfunduar në një tragjedi./vizionplus.tv/ 

Read Entire Article