Qendër gazi të lëngshëm në Vlorë, Rama: Kërgojmë të ecim para drejt projektit të gazifikimit të vendit

6 months ago 24
Reklamë

I deklaruar edhe më herët, projekti për shndërrimin e Vlorës në një qendër të gazit natyror të lëngshëm mbetet në agjendën e qeverisë. Këtë angazhim kryeministri Edi Rama e theksoi edhe në takimin e 10-të të korridorit jugor të gazit në Azerbajxhan.

“Duke u mbështetur në përvojën e suksesshme të bashkëpunimit me TAP në bashkëveprim me partnerët tanë synojmë të ndërtojmë një qendër të gazit natyror të lëngshëm në Vlorë, një qytet kyç bregdetar në jug të Shqipërisë”, tha Rama.

Hapi i parë për shfrytëzimin e gazit natyror të lëngshëm për konsum të përgjithshëm është hedhur në Korçë. Gazifikimi i qytetit juglindor është në fazën e studimit dhe po aq edhe ai për tubin që do të lidhë TAP-in me TEC-in e Vlorës.

“Në Shqipëri po kërkojmë  të ecim përpara drejt projektit të gazifikimit të vendit dhe falë mbështetjes së presidentit Aliev këtë proces gazifikimi duke shkuar kundër asaj që në traditën tonë historike që na ishte privuar”, u shpreh kryeministri.

Nëse ndërtimi i qendrës së gazit natyror të lëngshëm në Vlorë dhe gazifikimi i Korçës janë ende një projekt, lëvizja e lirë mes dy vendeve u arrit. Me nënshkrimin e saj, qytetarët do të lëvizin pa viza nga Shqipëria drejt Azerbajxhanit dhe anasjelltas.

Përveç adresimit në samitin e 10-të të korridorit jugor të gazit si i ftuar nderi i presidentit të Azerbajxhanit, mes Edi Ramës dhe Ilham Aliyev pati një takim kokë më kokë. /vizionplus.tv

Read Entire Article