“Qeveria luftë ndaj qytetarëve”, Salianji takim me demokratët në Kavajë: Dilni në protestën e 11 korrikut

2 months ago 21
Reklamë

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka qenë në një takim me demokratët në Kavajë.

Ai ka kritikuar qeverinë për varfërinë dhe korrupsionin e shkaktuar në 3 mandate dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestën e 11 korrikut.

Kafshatë që s’kapërdihet është qeveria!
Braktisje, shkretim, padrejtësi, korrupsion, varfëri, pabarazi, vuajtje, shpopullim, mungesë mundësish e shërbimesh, kriminalitet… gjithçka ka prodhuar kjo qeveri në 3 mandate është lufta ndaj qytetarëve dhe shërbimi ndaj banditëve!
Ka ardhur koha ta ndalim, të gjithë bashkë në 11 Korrik ora 20:00″, shkruan Salianji në një postim në rrjetet sociale.

/vizionplus.tv

Read Entire Article