Qeveria ndryshon buxhetin 2024! Rrit të ardhurat dhe shpenzimet, ul borxhin. 4 miliardë lekë garanci për fasonët

8 months ago 17

Në fillimin e vitit qeveria ka rishikuar me akt normativ buxhetin e shtetit.

Në ndryshimet e reja shihet se Buxheti I Shtetit pritet të mbledhë më shumë të ardhura seç kishte parashikuar, rreth 687 miliardë lekë në total apo 11 miliardë lekë më shumë.

Ndërkohë do të rriten edhe shpenzimet publike me 7 miliardë lekë, ndërsa ulet deficiti dhe borxhi publik

Në nivelin makro, vijon konsolidimi fiskal, duke projektuar një trend rënës të borxhit publik, si edhe një deficit 4 miliardë lekë më të ulët sesa projeksioni fillestar i buxhetit”, tha Mete.

Akti normativ parashikon dhe një Garanci Shtetërore për sektorin e fasonit i cili prej një viti po vuan pasojat e rënda të humbjes së tregjeve dhe forcimit të lekut

“Po mbështesim edhe një Instrument të Garancisë Shtetërore prej 4 miliardë lekë në mbështetje të bizneseve të sektorit të industrisë përpunuese fason, të cilat kanë nevojë të përmirësojnë proceset teknologjike dhe të rrisin më tej produktivitetin, kjo edhe për të përballuar efektet e goditjeve në këtë sektor. Ky instrument synon mbështetjen e bizneseve nëpërmjet garancisë shtetërore të huasë, me qëllim sigurimin e financimit të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë”, tha ministri.

Ndryshime të tjera të rëndësishme përfshijnë alokimin e fondeve për Ministrinë e re të sapokrijuar të Ekonomisë dhe Kulturës, financimin e task-forcës në mbrojtje të mjedisit dhe zhvillimit të turizmit si dhe fonde për rikonstruksione godinash dhe përmirësimin e kushteve në Arsimin profesional. Gjithashtu ndërtimi i portit të ri tregtar në Porto Romano klasifikohet si një vepër që do të ndërtohet me fonde të brendshme dhe jo të huaja.

Top Channel

Read Entire Article