Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka folur për protestën e 20 shkurtit në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të moderators Pranver Borakaj, Paloka tha se kjo datë është zgjedhur në mënyrë simbolike, pasi lidhet me rrëzimin e bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha.
Pjesë nga biseda në studio:
Kjo ditë ka simbolikën e vet brenda. Është dita kur rrëzohen diktatorët ose më mirë simbolet e diktatorëve se në fakt diktaturat nuk u rrëzuan në 20 shkurt, u rrëzuan më 22 mars, por simbolika kjo është, rrëzimi i diktatorëve. Madje unë në Parlament kam thënë pak më shumë se kaq, kam kujtuar edhe atë ditë, sepse unë kam qenë në grevë urie bashkë me student të tjerë, kur qytetarët e Tuiranës na sollën mbasdite copat që kishin ngelur nga busti i diktatorit. Unë dola për të bërë edhe një foto aty, por nuk e bëra dot sepse kutërbonte koka e Enverit dhe copat që kishin sjellë aty, sepse nuk ishin mjaftuar qytetarët që e kishin bërë copa copa, por edhe i kishin përmjerrë sipër, kështu që nuk e bëra dot këtë foto. E thashë në Parlament, doja t’ia thoja Ramës këtë, sepse në fakt sot ndihet i fortë, siç ndihej edhe diktatori dhe diktatura dikur. Ka arrestuar Sali Berishën, ka përjashtuar opozitën nga parlamenti. Ka gjithë institucionet dhe kontrollon drejtësinë, që është më e rëndësishmja dhe mbase sot ndihet i fortë, i pathyeshëm, i paprekshëm, por fundi ai do të jetë.
Pas më shumë se 40 vjetësh?
Nuk jam i sigurt se kur, këtë 20 shkurt apo një ditë tjetër, por jam i sigurt që fundi do jetë aid he fundi do jetë prapë ai. Unë dhe shumë të tjerë do të jemi prapë aty ta shohim këtë moment.
Protesta bëhet për të treguar masivitetin e opozitës së bashkuar tashmë edhe pse është bashkuar opozita por jo gjithë Partia Demokratike, apo ju realisht mendoni se pushteti trembet, tronditet nga protestat e opozitës sot.
Disa herë jam shprehur edhe këtu, si rrëzohet regjimi. Nuk mendoj se rrëzohet me protesta paqësore. /vizionplus.tv