Një 60 vjeçar me iniciale A.P ka humbur jetën pasditen e kësaj të diele.
Policia njofton se 60-vjeçari ka qenë duke lyer në banesën e tij dhe aksidentalisht është rrëzuar.
Si pasojë e plagëve të marra, ai ka humbur jetë.
“Më datë 02.06.2024, në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”, duke punuar (lyer) në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar shtetasi A. P., 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv