Raketat ruse sulmojnë Kharkivin, 6 të plagosur

4 months ago 19
Reklamë

Gjashtë persona mbetën të plagosur mëngjesin e sotëm në Kharkiv, qyteti më i madh i Ukrainës, si paspjë e një sulmi me raketa ruse, raportojnë mediat e huaja.

Guvernatori rajonal i Kharkiv në Ukrainë bëri një postim në Telegram lidhur me sulmin rus. Ai tha se raketat ruse dëmtuan tre ndërtesa banimi dhe një tubacion me gaz natyror në qendër të qytetit.
Oleh Sinekhubov vtha ndër të tjera se nga sulmi u dëmtuan edhe 33 automjete.

Last night the russians🇷🇺 launched S300 missiles on a residential area of the Shevchenkiv district, Kharkiv city. Six civilians were injured.
Three high-rise buildings, at least 33 private cars, cafes, shops, & offices were damaged. pic.twitter.com/7IEo8dQR5u

— FarleyFella (@Farleymarley16) April 24, 2024

Kryetari i bashkisë së qytetit, Ihor Terekhov , i tha televizionit ukrainas se në sulm u përdorën dy raketa S-300, duke shtuar se nuk u shkaktuan dëme të konsiderueshme në zonat e banuara të qytetit.

Në të njëjtën kohë, agjencia ruse e lajmeve RIA raportoi sot, duke cituar burime të paidentifikuara brenda forcave ruse, se sulmi i tyre goditi kampet në Kharkiv , ku është vendosur personeli ushtarak ukrainas./vizionplus.tv/

Read Entire Article