Rama i ashpër me mjekët abuzues, kryeministri e quan krim kundër njerëzimit skandalin te Onkologjiku

2 months ago 25
Reklamë

Kryeministri Edi Rama në reagimin e parë publik për skandalin në spitalin onkologjik e cilësoi krim kundër njerëzimit, korrupsionin e bluzave të bardha në trajtimin e pacientëve të sëmurë me kancer.

Shefi i qeverisë Rama takoi në mëngjes mjekët e spitalit onkologjik dhe më pas në një takim të hapur për publikun me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” përdori fjalë të ashpra ndaj bluzave të bardha që po hetohen për korrupsion duke i cilësuar maskarenj e duke theksuar se ata kanë kryer krim kundër njerëzimit.

“Të kësh marrë diplomën dhe licencën e ushtrimit të këtij profesioni dhe ta përdorësh uniformën më simbolike dhe më delikate të shoqërisë dhe të shtetit, njësoj si maskat ë grabitqarëve të bankave, për të nxjerrë para me gjakun dhe ilaçet e të sëmurëve është krim, jo thjesht kundër tyre, por kundër të gjithë njerëzimit”, tha Rama. 

Kryeministri shfrytëzoi takimin në QSUT për të vënë në dukje së pacientët meritojnë shërbimin më cilësor, pasi çdo ndryshim në pagat e mjekëve e infermierëve apo në kushtet e spitaleve realizohet falë taksave që paguajnë qytetarët.

Në momentin kur ata hyjnë këtu janë familjarët tuaj, ju jeni shërbëtorët e tyre, ndërsa pastaj kush shfaqet si ata torturuesit e pashpirt të onkologjikut nuk meriton vetëm ndëshkimin pa tolerancë të drejtësisë, po meriton ndëshkimin pa mëshirë të zotit lart në qiell”, shtoi kryeministri. 

Ndërsa u bëri apel gjyqtarëve të vendosin drejtësi për veprimtarinë kriminalë të zbuluar nga prokuroria në spitalin onkologjik, shefi i qeverisë Rama theksoi së është detyra e të gjithë mjekëve që të reagojnë pas kësaj ngjarje të rëndë.

“Ju sot shiheni jo si shërbëtor që duhen nderuar sipas meje, por si një kategori e tërë e dyshuar nga një popull i lënduar në shpirt prej sjelljes kriminalë të atyre individëve. Patjetër që përgjegjësia e tyre është individualë, ata duhet ta mbajnë deri në fund para ligjit dhe para zotit, dhëntë zoti, por përgjegjësia juaj që drejtoni struktura dhe nënstruktura në këtë kompleks spitalor është të reagoni”, deklaroi Rama. 

Shefi i qeverisë Rama shpjegoi se brenda këtij muaji kuadri ligjor do të ndryshojë për të rregulluar marrëdhëniet e mjekëve mes spitalit publik dhe klinika privatë dhe të gjithë konceptin e autonomisë spitalore.

“Ne do të angazhojmë shumë shpejt edhe një grup menaxherësh të huaj të strukturave spitalorë publikë, për të asistuar nga afër drejtuesen e re të QSUT-së dhe drejtuesit të tjerë të spitaleve të kësaj qendre, në  mënyrë që të garantojmë sa më mirë edhe hapjen së shpejti të kapitullit të shumëpritur edhe të domosdoshëm të autonomisë spitalorë”, tha Rama

Javën e tretë të korrikut parlamenti pritet të miratojë disa ndryshime ligjorë që synojnë t’i parandalojnë skandale si ai që prokuroria zbuloi në spitalin onkologjik. Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu sqaroi së kuadri i ri ligjor do të rregullojë që mjekët të cilët punojnë në publik edhe në privat do duhet të marrin leje nga titullari i spitalit ku janë të punësuar dhe më pas kjo leje duhet të konfirmohet nga ministria e shëndetësisë dhe do të publikohet në një regjistër publik digjital. Nga ana tjetër do të ndalohet më ligj që mjekët të cilët kanë hapur ose punojnë në klinika private të mbajnë funksione drejtuese në spitalet publikë. Gjithashtu ndryshimet ligjorë do të lehtësojnë  procedimin disiplinor për mjekët që kryejnë shkelje./vizionplus.tv

Read Entire Article