Rama: Integrimi në BE nuk është më një ëndërr, anëtarësimi në familjen europiane varet nga puna jonë

7 months ago 20
Reklamë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para punonjësve të adminsitratës publike, theksoi se sot mundësitë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE nuk janë më ëndra por një realitet.

Ai theksoi se koha kur Shqipëria do të jetë pjesë e familjes së madhe europiane është në dorë të performancës së administratës shtetërore.

Secili prej jush është në të drejtën legjitime të pyesë veten pse jemi këtu, në një format që është i pari i këtij lloji në shumë vite. Përgjigja është shumë e thejshtë sepse jemi në një fazë tjetër të zhvillimit të vendit, jemi në një fazë tjetër të rrugës sonë për tu bërë pjesë e bashkësisë europiane si anëtarë me të drejta të plota. Jemi në një fazë tjetër të një përpjekjeje që pa asnjë dyshim është historike sepse historike është që më në fund duke u bërë pjesë e BE, Shqipëria të konfirmohet si një shtet demokratik, si një shtet me institucione të forta. Si një shtet me garanci të plota për lirinë dhe të drejtat e të gjithëve, si një shtet i denjë për gjeneratat e tjera. Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë më psaë mundësinë që ka sot, Shqipëria nuk e ka arritur asnjëherë më parë të jetë vendi ku shteti është ai që u jep të gjithë qytetarëve mundësinë që bashkëjetojnë në një rend ligjor të sigurtë të mirëqeverisen, dhe të gëzojnë lirinë e konkurencës me të drejtën e meritës. Sot Shqipëria jo vetëm e ka këtë mundësi teorike, që e ka patur teorikisht që kur hyri në rrugën e lirisë dhe kërkimit të bashkimit me familjen europiane, por sot Shqipëria e ka këtë mundësi reale, praktike, konkrete. Një mundësi e prekshme me sy,  sepse horizonti i bashkimit përfundimtar me BE nuk është më një ëndërr, nuk është më asnjë iluzion, apo ambicie, por është një realitet konkret. Ajo çka lidh këtë parantezë me ju është se për ta realizuar këtë arritje historike, administrate publike është faktori kyç, i pazavëndësueshëm, dhe i patjetërsueshëm. Nga se dhe si administrate publike do të angazhohet në këto vite do të përcaktohet edhe shpejtësia me të cilën Shqipëria do të hyjë në BE, por mbi të gjitha do të përcaktohet dhe cilësia e jetës demokratike, instiucioneve, funksionimit të shtetit dhe me patjetër dhe cilësia e garancive për çdo individ në këtë vend. Kjo nuk është një fjalë e bukur, ky është një fakt që çdo kush që hyn çdo mëngjes në derën e administratës duhet ta mbajë pareasysh, sepse nga çdo kush duhet të japë maksimumin”, u shpreh Rama.

Më tej kreu i qeverisë deklaroi se fillimisht ishte skeptik për punën që do të bëhej për integrimin në BE, por në fund Shqipëria mori superlativa të mëdha në BE .

Sot hyrja në BE është një mundësi reale, një mundësi reale për ta bërë këtë vend të funksionojë me të njëjtat standarde, rrugë dhe mënyra, ndaj interesave publike dhe private si një vend anëtar i BE. Për hir të së vërtetës, këtu janë një pjesë e konsiderueshme  që bëmë në takimi falenderues pas procesit të radiografimit të Shqipërisë, dhe ata e kanë dëgjuar t’ju them se unë personalisht kam qenë shumë i shqetësuar kur filloi procesi, dhe nuk e fsheh dot që nuk e kam besuar, që administrate jonë, do të mund të nxirrte nga vetja një skuadër kombëtare aq të madhe, sepse të pafundme janë pikat që procesi duhet të kalonte dhe do të na zbardhte faqen me superlative në Bruksel. Nuk e kam besuar dhe e kam ndarë me zë të ulët edhe me disa prej bashkëpunëtorëve që ky mund të jetë momenti ynë i një sakëlldie të jashtëzakonshme sepse mund të shfaqemi me dobësira që në Bruksel nuk i fsheh dot”, tha Rama.

Read Entire Article