Rama: Krenar që jemi miq të popullit ukrainas, në sytë e mi Putin ka dështuar

8 months ago 19

“Në sytë e mi, Putin ka dështuar”. Kështu ka d4eklaruar kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për media me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Rama më tej shtoi se Ukraina ka arritur të forcohet nga agresioni rus, teksa shtoi se Kievi zyrtar po bën hapa para drejt Bashkimit Europian.

“Në këtë samit jam i kënaqur që patëm mundësinë të ngrejë argumetet tona dhe të zhvillonim takimet dy palëshe e të flisnimpër Shqipërinë dhe Ukrainën e sotme dhe të nesërme.

Ne na lidh edhe një prej gjërave që në sytë e mi Putin ka dështuar. Në vend të merret peng e të qeveriset, Ukraina po negocion me BE. Kam admirim për Zelenskyn dhe popullin e ukrainës që po punojë të ecin përpara në procesin e integrimit në BE. Pak para s etë hynim këtu mora një sms nga dikush që po punon me institucionet e ukrainës. Ajo më tha që ti them presidentit që gjithë ekipi i tyre që është perëndimor është i impresionuar nga talenti i tyre i jashtëzakonshëm. Përtej rrënojave të raketave ruse, vdekjes e shkatërrimit, është një vend që po mendon dhe po punon çdo ditë për të ardhmen. Nuk mund të jemi më krenar se kaq për të qenë miq me këta njerëz”, tha Rama./vizionplus.tv

Read Entire Article