Rama: Largimi i portit të Durrësit nga qendra e qytetit, hapja e një kapitulli të ri në historinë e qytetit dhe sigurisë kombëtare

1 month ago 23
Reklamë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në hapjen e garës për projektin e ri të Portit në Porto Romano, theksoi se sot nis një tjetër kapitull për historinë e qytetit të Durrësit por dhe për sigurinë kombëtare.

Rama theksoi se porti i Durrësit në qendër të qytetit ishte një turp kombëtar, jo vetëm si plagë mjedisore por edhe për imazhin socio-ekonomik të vendit.

Publikohen si sot në formën e thirrjes për shprehjen e interesit, ku fillon i gjithë procesi i mbledhjes së të dhënave, i krijimit të gjithë grupit të nevojshëm të ekspertëve, projeksimit, oponencës. Është një histori shumë më e gjatë se sa dëshira dhe limtet e durimit. Normalisht qytetarët dëgjojnë dhe presin. Durimi nuk është ndër virtytet e shqiptarëve. Nga ana tjetër është shumë e mirëkuptueshme për shqiptarët sepse kanë pritur jashtëzakonisht shumë. Për herë të aprë shqiptarët në këto 30 e kusur vite jetojnë me zgjedhjene  tyre. Kanë zgjedhur që ky vend të bëhet pjesë e familjes së bashkuar të vendeve të lira. Nga ana tjetër nga momenti i asaj zgjedhjeje deri të zgjidhjet është histori më vete. E shkurara jonë është njëosj si porti i Durrësit në qendër të qytetit. Një port që është një plagë mjedisore, plagë fizike që ka bërë në vazhdimësi dëm të madh për perspektivën dhe për imazhin por edhe n jë plagë në aspektin socioekonomik, sepse e dimë shumë mrië se gjithë ajo rrëmujë ka qenë një zonë e errët e veprimtarive tëpaligjshme dhe kriminale. Largimi i portit të Durrësit nga qendra e qytetit dhe vendosja e tij këtu, tërësisht me një tipologji dhe karakteristika dhe përmase të reja, hapja e një kapitulli të ri në historinë e qytetit dhe historinë e sigurisë tonë kombëtare. Për më tepër ky projekt ka një garanci shumë të madhe, ka garancinë e nhjë prej kompanive më të shkëlqyera që ka bota”, tha kryeministri Rama.

Gjithashtu kreu i qeverisë theksoi se porti i ri do të jetë edhe një bazë e re për NATO-n, por do të shërbejë edhe si siguri për rajonin.

Porti i ri i ofron NATOS një bazë të re ushtarake. KY port që ndërtohet nga e para ëhstë një port i ri në Europë pas shumë e shumë dekaldash, sepse Europa i ka ndërtuar shumë kohë më parë. Ka bërë zgjerime e rindërtime por nuk ka ndërtuar porte të reja. Për këtë arsye duke qenë se jemi në fund të kësaj kolone të gjatë, të marrim edhe ëprfitimin e një dije që është krijuar në vite, që në aspektim mjedisor dhe atë të gjelbërt të kemi një port që do të jetë një shembull ekspelencë. Pika tjetër është rëndësia e madhe strategjike për Shqipërisë, sepse ky port i jep Shqipëris ënjë fuqi të re në rajon”, deklaroi Rama.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article