Rama: Mbi 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që nga viti 2019

4 months ago 20
Reklamë

Më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, bën me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

Për çdo të lindur pas 1 janarit 2019, qeveria ka dhënë 40 mijë lekë të reja. Prindërit që janë bërë me fëmijë të dytë kanë marrë bonus në masën 80 000 lekë.

Nëdëra ata që janë bërë me fëmijë të tretë e në vijim kanë marrë bonus në ë masën 120 000. Nënat që lindin binjakë, masa e përfitimit është në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë për secilin fëmijë.

Për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit është 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë për secilin fëmijë./vizionplus.tv/

Read Entire Article