Rama ndan lajmin e mirë: Karta e vaksinimit për fëmijët tashmë nga e-Albania

1 week ago 26
Reklamë

Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se në e-Albania ofrohet edhe shërbimi i marrjes së kartës së vaksinimit të fëmijëve deri në 7 vjeç.

Kreu i qeverisë  u shpreh se kjo është një lehtësi për prindërit, në prag të vitit të ri shkollor.

Postimi i Plotë:

Një tjetër shërbim i rëndësishëm për qytetarët tashmë i aksesueshëm përmes e-Albania

Në prag të fillimit të vitit shkollor, për të gjithë prindërit nuk është më e nevojshme të paraqiten në Qendrën Shëndetësore për të marrë kartelën e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç

I njëjti format mund të aksesohet elektronikisht edhe nga çerdhja, kopshti apo shkolla ku është i regjistruar fëmija. /vizionplus.tv

Read Entire Article