Rama në Bavari, Markus Söder: Shohim një gatishmëri nga ana e Shqipërisë për të forcuar bashkëpunimin evropian

8 months ago 23
Reklamë

Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Bavari në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU).

Kreu i qeverisë ndodhet atje më ftesë të homologut të tij bavarez, Markus Söder për të adresuar lidershipin e Unionit mbi sfidat europiane si dhe për të forcuar marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë.

Në një konferencë për shtyp, Markus Soder tha se kjo vizitë është pjesë e një lidhjeje shumë të gjatë të politikës së jashtme të CSU-së.

Soder: Lidhja jonë tradicionale ka dhe një të ardhme. Ne diskutuam dhe me Partinë Popullore Evropiane dhe duam të shohim se si do ta forcojmë bashkëpunimin evropian. Shohim një gatishmëri nga ana e Shqipërisë që do të na ndihmojë në këtë diskurs. Bashkëpunimi me Shqipërinë është pjesë e strategjisë bavareze. Ne kemi marrëdhënie dhe me shtete të tjera, ne kujdesemi për partneritete të veçanta dhe speciale. Ne si bavaresë kemi një aromë tonën krejt të veçantë që na dallon nga pjesa tjetër. Jemi të interesuar që të rritemi së bashku me një Evropë të fortë./vizionplus.tv

Read Entire Article