Gjatë vizitës në Shqipëri, ndihmës Sekretari Amerikan, Todd Robinson, u prit në një takim edhe nga kryeministri Edi Rama.
Lajmi për takimin mes tyre është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Shqipëri.
Gjatë diskutimit Robinson dhe Rama vunë theksin në bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe mbi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e një gjyqësori të pavarur dhe çuarjen përpara të reformës në drejtësi.
Njoftimi:
Ndihmës Sekretari Todd Robinson u takua me Kryeministrin Edi Rama për të nënvizuar bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutoi mbi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e një gjyqësori të pavarur dhe çuarjen përpara të reformës në drejtësi.