Rama: Rritje pagash në 1 korrik! Kryeministri premton mbështetje edhe për pensionistët

3 months ago 24
Reklamë

Nga 1 korriku, punonjësit e administratës do të përfitojnë shtesën e pagës të premtuar nga qeveria, duke e çuar kështu nivelin e rrogës mesatare në vend në 900 euro.

“Në qershor hyn në fuqi rritja e pagave, do të arrijmë objkektivin që paga mesatare të jetë 900 euro. qershorui është muaji I fundit me këtë pagë që kemi dhe me kryerjen e të gjitha procdurave me departamentyin, paga e radhës do të jetë paga e rritur. Dhe është në fakt një rritje shumë e konsiderueshme rreth 400 milionë në total që janë vendosur për burimet njerëzore nga vjet në sivjet. Edhe më shumë do të jenë sepse nuk është një rritje që ne e shikojmë si fundin e një procesi. Është një rritje domethënëse për nëj periudhë të caktuar”, tha Rama.

Gjatë një takimi dedikuar motivimit të administratës publike, Edi Rama njoftoi edhe ndërhyrje në skemën e pensioneve, në favor të të moshuarve.

“Duhet të rrisim mbështetjen për pensionistët sepse kemi një numër të konsidersuhem që marrin një pension nën 150 euro. Të gjithë na thonë edhe ekspertët ndërkombëtare që te pensionet bëni kujdes sepse është një peshë shumë e rëndë. Jemi duke menduar shumë seriozisht dhe besoj se do të hedhim një hap edhe në këtë drejtim”, shtoi Rama.

Kryeministri u ndal te korrupsioni i administratës, duke shtyrë drejtësinë që ta luftojë më tej atë.

Në objektivat e qeverisë është të motivojë administratën, duke u treguar fleksibël në oraret e punës dhe duke e ndërthurur punën e saj me inteligjencën artificiale./vizionplus.tv

Read Entire Article