Kryeministri Edi Rama ka shtyrë takimin e planifikuar me shqiptarët e Britanisë, i cili ishte planifikuar në 2 qershor në Londër.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se takimi i parashikuar të zhvillohej këtë të diel në Londër në 2 qershor është anuluar, për shkak të zgjedhjeve në Britani.
Sipas të njëjtave burime takimi i kryeminsitrit Rama me shqiptarët në Britani do të zhvillohet pas zgjedhjeve të 4 Korrikut.
Kujtojmë që kryeminsitri Rama e nisi më 12 maj në Athinë takimet me emigrantët shqiptarë.
Më 26 maj, Rama u takua me bashkatdhetarët në Itali, në pallatin e sportit në ‘Busto Arsizio’ afër qytetit të Milanos.