Rama takim me komunitetin shqiptar në Luksemburg: Pse nuk mund të realizohet vota e emigrantëve

7 months ago 11
Reklamë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me anëtarë të komunitetit shqiptar në Luksemburg, ku mes temave të diskutuara ishte edhe vota e emigrantëve.

Rama tha se votimin e emigrantëve e pengon mungesa e një regjistri të popullsisë në emigracion dhe e gjithë çështja e të dhënave.

Sa i takon votës së emigrantëve nuk është çështje dëshire apo vullneti se ne duam por është çështje e bazës së të dhënave. Nuk kemi akoma sot një regjistër të popullsisë në emigracion, edhe pse kemi bërë disa tentativa. Nuk kemi arritur sepse siç jemi ne shqiptarët që kur vjen puna edhe për të bërë pasaportën apo kartën e identitetit shkojmë e bëjmë atë ditë që na duhet. Çështja e databazës na pengon shumë për të bërë votën e emigtanëve.”

Top Channel

Read Entire Article