Kryeministri Edi Rama ishte i vetmi që mbajti fjalë në homazhet për Ismail Kadarenë, me kërkesë të bashkëshortes së tij, Helenës.
Rama ndau edhe amanetet e fundit të gjeniut të letrave dhe tha se Kadare i kishte lemeri tubimet ndaj përcjellja e tij e përkohshme në varrezat e Tufinës, do të bëhet me pjesëmarrjen vetëm të familjarëve.
Lexo edhe :
Related Posts
“Ne i kemi vetëm, një detyrim t’ia respektojmë ikjen duke i dhënë në kohën e vendin e duhur një banesë të fundit ku të mos ndjehet i kërkuar as nga fqinjësia që e kishte lemeri e as nga nderimet e tubimet që i kishte llahtari. Sa për sot është kërkesë legjitime e Helenës që vendosja e përkohshme e trupit të tij në Tufinë të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e familjarëve. Ju kërkoj mbylljen e homazheve”, tha ai. /vizionplus.tv