Reagimi i Rithemelimit pas vendimit të Gjykatës, Boçi: Berisha dhe opozita nuk mund të mposhten

8 months ago 25
Reklamë

Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi e ka cilësuar të paligjshëm arrestin shtëpiak ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një deklaratë për media, Boçi tha se se qeveria kërkon të mposhtë opozitën me arrestimin e Berishës.

“Sot Edi Rama me akt urrejtje urdhëroi mercenarët e tij që të vendosin Sali Berisha në arrest shtëpie Me këto masa mafioze antikushtetuese, Rama mendon se do realizojë ëndrrën e tij vendin pa opozitë. 

PD denoncon këto akte antikushtetuese dhe deklaron se në asnjë masë Sali Berisha dhe opozita nuk mund të mposhtet. PD i thotë Edi Ramës se me këto akte vetëm sa afron fundin tënd”-tha Boçi në deklaratë për mediat.

Top Channel

Read Entire Article