Reagon policia! Si ndodhi grabitja nën kërcënimin e armës në Kavajë, autori mori…

6 months ago 23
Reklamë

Policia e Kavajës ka reaguar lidhur me grabitjen me armë të ndodhur pak më parë në një supermarket.

Autori, ende i paindentidikuar, nën kërcënimin e armës mori një sasi parash, e më pas është larguar në drejtim të paditur.

“Rreth orës 18:40, në Qerret, Kavajë, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, ka hyrë në një market ushqimor, ku ka marrë një sasi parash, dhe më pas është larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e kapjen e autorin dhe dokumentin ligjor të ngjarjes”-njofton policia.

Grabitësi deklarohet të ketë marrë xhiron ditore, si dhe paratë e disa qytetarëve që ndodheshin në atë moment pranë kasës.

Top Channel

Read Entire Article