Rebelët Houthi goditën tankerin, Greqia dhe sauditët në ethe: Ose shkarkohet diku ose katastrofë ekologjike

2 months ago 36

Greqia dhe sauditët janë në bisedime të vazhdueshme për të gjetur një zgjidhje për cisternën që ndodhet në Detin e Kuq pas sulmit të Rebelët Houthi.

Ende nuk është arritur një përfundim për “M/T Sounion”. Cisterna nuk është tërhequr për shkak të disa rreziqeve, siç i ka cituara dhe kompania e sigurimeve.

Pas baskëbisedimeve të Greqisë me Arabinë Saudite, dy vendet kanë dalë në dy vendime, që ose nafta bruto që gjendet në cisternë të pompohet në vend, ose që anija të tërhiqet në vendin e madh arab.

Siç shkruajnë dhe mediet e huaja, rreziku i fundosjes së  “M/T Sounion” sa vjen dhe rritet me kalimin e ditëve.

Rreziku nuk është vetëm ekonomik, por edhe katastrofë ekologjike, pasi në rast të një shpërthimi që çon në derdhjen e ngarkesës së naftës së papërpunuar, ndotja mund të arrijë deri në Afrikën e Jugut.

Do të shihet në vazhdim se  çfarë saktësisht do të arrihet mes dy vendeve.

Gjatë këtyre ditëve në Arabinë Saudite do të jetë edhe zëvendësministrja e Jashtme Alexandra Papadopoulou. /vizionplus.tv

Read Entire Article