Reforma zgjedhore/ Gjiknuri takon përfaqësuesit e OSBE-së: Diskutuam rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar

8 months ago 27
Reklamë

Një ditë pasi PD dhe PS gjetën gjuhën e përbashkët për të rinisur punën për ndryshimin e ligjit zgjedhor, Damian Gjiknuri u takua sot me përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së.

Gjiknuri: Pata kënaqësi të takoja sot përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së në Shqipëri me të cilët diskutuam mbi procesin e reformës zgjedhore, rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar me synim adresimin në ligjin elektoral të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

I falenderova për mbështetjen e deritanishme dhe për gatishmërinë për të vazhduar këtë angazhim edhe më tej, përmes ekspertizës më të mirë nga ODIHR, e cila do të ndihmojë komisionin për të arritur zgjidhjet e duhura teknike në funksion të adresimit të plotë të rekomandimeve.

Ndërkohë, në orën 14:00, edhe Enkelejd Alibeaj takon ne kryesi perfaqesuesit e OSBE.

Top Channel

Read Entire Article