Këngëtari Renis Gjoka ka qenë në rolin e kryefermerit gjatë këtyre ditëve, mandat të cilin e ka çuar deri në fund më së miri.
Por pavarësisht se çdo gjë shkoj shumë mirë, Renisi shprehet se nuk do e dojë një mandat të dytë në këtë post.
“Të gjithë më kanë bërë të ndihem mirë dhe ta kaloj lehtë dhe pa polemika. Unë i qëndroj asaj që i kam thënë më parë, nuk e dua më këtë detyrë, vetëm vaskën kur të vijë kryefermeri i ri”, tha Renisi.
Ndërkohë që në një gojë, të gjithë fermerët kanë shprehur vlerësimet më të mira për Renisin, teksa thanë se posti që ai kishte nuk e ndryshoi si njeri dhe si karakter. Madje shumica e fermerëve sugjeruan që ai të jetë sërish në rolin e kryefermerit./vizionplus.tv