“Respekti ndaj sundimit të ligjit është jetik”, Tabaku takon Yuri Kim dhe Escobar, zbardhen temat e bisedës

7 months ago 26
Reklamë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një takim në Departamentin e Shtetit në SHBA me diplomatët Yuri Kim dhe Gabriel Escobar.

Tabaku shprehet se diskutimi kishte në fokus ‘forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit’.

“Kënaqësi të takohem me Yuri Kim dhe Gabriel Escobar me të cilët pata një bisedë mbi rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit. Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri I themelit për një Shqipëri demokratike, ku respekti ndaj sundimit të ligjit është jetik për të ardhmen që duam të ndërtojmë!”-shkruan Tabaku.

Top Channel

Read Entire Article