Gjykata e Posaçme la në burg Henerigert Mitrin, ish-drejtorin e Policisë Lezhë në hetim në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Mitri u vetëdorëzua pak ditë më parë.
Lexo edhe :
Related Posts
Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene raporton se ish drejtori i policisë së Lezhës së bashku me avokatin e tij nuk dhanë sqarime në gjykatë pasi kërkuan të njihen me dosjen, ndërsa lajmëruan se do të apelojnë vendimin në Apelin e GJKKO-së.
Henerigert Mitri akuzohet për “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”.
Aktiviteti i jashtëligjshëm i Mitrit u zbulua pas zbardhimit të bisedave në “SKY ECC.
“Sot më datë 11.09.2024, rreth orës 18:45, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, shtetasi H. M., i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”, njoftoi policia pak ditë më parë./vizionplus.tv