Rikonstruktohet kopshti “Ylberi”, Veliaj: Ndërtojmë qendrën më të madhe në rajon për fëmijët me autizëm

1 week ago 33
Reklamë

Ndërtesa e ish-qendrës “Pëllumbat” në Tiranë do të transformohet së shpejti në qendrën më të madhe të kurimit dhe asistencës për fëmijët e spektrit autik në rajon.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e bëri të ditur këtë nismë gjatë një vizite në kopshtin “Ylberi”, të rikonstruktuar  me kushtet dhe standardet përkatëse.

“Më vjen mirë që kemi krijuar hapësira të veçanta për fëmijët, veçanërisht për ata të spektrit autik dhe me sindromën Down, në të gjitha kopshtet dhe çerdhet e reja. Megjithatë, këto hapësira janë të limituara dhe ndihmojnë në një nivel mikro. Për këtë arsye, kemi vendosur të investojmë në rinovimin e ish-qendrës “Pëllumbat”, e cila tani është pronë e Bashkisë së Tiranës dhe ndodhet pranë Ambasadës Amerikane. Kjo ndërtesë, e cila është në një gjendje të ngjashme me atë të kopshtit “Ylberi”, do të kthehet në qendrën më të madhe të kurimit dhe asistencës për fëmijët e spektrit autik në Ballkan”, tha Veliaj.

Kjo nismë ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës për fëmijët me nevoja të veçanta. Përveç përpjekjeve për të avancuar aftësimin digjital të fëmijëve dhe të rinjve, kryebashkiaku Veliaj theksoi se synimi është që Tirana të bëhet qendra ekselencë për të gjithë rajonin në adresimin e sfidave për fëmijët e spektrit autik.

“Ashtu si Piramida është sot qendra më e madhe e kodimit, kështu dua që Tirana të jetë lider në ndihmën sociale për fëmijët e spektrit autik dhe ata me sindromën Doën, si dhe për të gjithë nevojat e tjera të shëndetit mendor”, tha kryebashkiaku.  

Kryebashkiaku tha se ka pasur rekord aplikimesh per regjistrimin e fëmijeve në kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit por sipas tij prioritet do të kenë familjet me ndihmë ekonomike./vizionplus.tv

Read Entire Article