Rikthehet Serie A, sonte Genoa- Inter, ziklatrit luajnë për rekorde, nesër Juventus-Roma

8 months ago 33
Reklamë

Si rrallëherë Italia do të luajë ndeshje të serie A në  ditët e fundit të vitit kalendarik. Sot janë në kalendarik katër takimet e para të javës së 18, të cilat do të transmetohen në platformën Tring. Spikat më së shumti impenjimi i Interit në transfertë e Luixhi Ferrari kundër Xhenovës.

Pavarësisht formës së shkëlqyer të zikaltërve që po dominojnë kampionatin Italian, kjo nuk 2shtë një ndeshje e lehtë për ekipin e Inzagit,. E para sepse Xhenova e Xhilardinos ka zhvilluar ndeshje të mëdha në stadiumin e vet veçanërisht në këtë edicion, ku Milani fitoi me shumë vështirësi, ndërsa Roma u mund.

Në krahun tjetër një problem për trajnerin e Interit mund të konsiderohet edhe mungesa e bomberit Lautaro Marttinez.

Interi ka shansin të barazojë rekordin e skuadrës së vitit 2005 me 40 vite brenda një viti kalendarik e po ashtu do të ushtronte presionit ndaj Juventusit, që është ndjekësi më i afërt, i cili duhet të luajë të shtunën kundër Romes.

Po ashtu kryesuesit shkojë në Marasi për të mos pësuar gol çka do të ishte hera e 13 në 18 takime, gjë të cilën e ka bërë vetëm Juventusi dhe Kaljari në vitet 60 të shekullit të kaluar. Me interes edhe sfida Napoli-Monxa, pasi kampionet e Italisë janë në krize rezultatesh, ndërsa Lacio prêt në shtëpi Frosinonen. 6 ndeshjet e tjera të javës luhen të shtunën më vëmendje të fiksuar tek Milan Sasuolo dhe mbi të gjitha në Torino tek Juventus-Roma. /vizionplus.tv

Read Entire Article