“Rilindën” 101 koshpte e çerdhe, Presidenti dhe kryebashkiaku vizitojnë të vegjëlit

4 months ago 24
Reklamë

Kryebashkiaku Erion Veliaj vuri në pah këtë të hënë transforimin që sipas tij, institucionet arsimore në vend kanë pësuar falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës.

Gjatë një vizite në kopshtin “Dielli” së bashku me presidentin Bajram Begaj, Veliaj nënvizoi se bashkia subvencionon në raportin 7 me 1 koston e kopshteve dhe çerdheve.

“Gjatë këtyre 8 viteve ne kemi transformuar 101 kopshte dhe çerdhe në Tiranë. Ushqimi gatuhet i freskët çdo ditë, po ashtu kemi futur konceptin e Reggio Emilia-s, pra të mësuarit duke luajtur me mjete rrethanore dhe produkte të ricikluara, duke shfrytëzuar të gjitha hapësirat që kemi liruar nga fushata e parë e lirimit të hapësirave të kopshteve dhe çerdheve, për t’i kthyer në kënde lojërash dhe kënde mësimore. Sot jemi në një situatë ku bashkia subvencionon 7 me 1 pagesën e kopshteve dhe çerdheve”, tha Veliaj.

Ndërsa presidenti Begaj vlerësoi metodën e re të mësimdhënies nga edukatoret.

“Kopshti ‘Dielli’, me ngrohtësinë e dhënë nga edukatoret, ngroh më shumë se 150 fëmijë dhe unë jam shumë i lumtur që shikoj që secili nga fëmijët është i përshtatur shumë mirë me rolin e tij, duke na treguar me detaje se çfarë duhet të bëjë dhe çfarë bën. Kjo tregon një metodë të re mësimdhënieje nga edukatoret, të cilat i falenderoj për përkushtimin, angazhimin dhe gjithë devotshmërinë e tyre për këta fëmijë, të cilët janë e ardhmja jonë”, tha Begaj.

Sipas Veliajt, kopshtet dhe çerdhet e Tiranës kanë marrë një vlerësim maksimal për kushtet dhe sigurinë edhe në shkallë rajoni./vizionplus.tv/ 

Read Entire Article