Rindërtimi pas tërmetit/ Veliaj inspekton punimet për ndërtesën e dëmtuar në bulevardin Zogu i I

7 months ago 29
Reklamë

Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet për rindërtimin e godinës së dëmtuar nga tërmeti, e njohur si ‘7-katëshi’, në Bulevardin “Zogu I”, e cila për shumë vite ka qenë e zënë nga partitë e vogla politike.

“Ndërtesa e vjetër, para se të binte tërmeti i 2019, i kishte rënë një tërmet administrative, duke u kthyer në seli partish inekzistente. Dikur ishte kthyer në mode, kur mjafton të regjistroje një parti në Shqipëri dhe automatikisht të jepte të drejtën t’I kërkojë Bashkisë së Tiranës një zyrë në qendër të Tiranës. Pra, ishte një mënyrë si të merrje një imobiliare, në një zonë ku vlera e pronës është 2-3 mijë euro metri katror. Kjo është një praktikë që u ndërpre nga administrata jonë. Një parti duhet të jetë në shërbim të publikut, nuk duhet të jetë zaptuese e hapësirës publike”, tha Veliaj.

Ndërtesa e re do të rikthehet në shërbim të publikut, duke ofruar shërbime për Njësinë 9 dhe për disa institucione të tjera të bashkisë.  Veliaj siguroi se projekti i ri do t’i qëndrojë besnik godinës së projektuar nga arkitekti Maks Velo.

“Mjafton të shikosh si kemi punuar me kinemanë në Laprakë, apo me Pallatin me Kuba, ku është ‘Muzeu Kadare’ dhe ku shumë shpejt do të hapet edhe ‘Muzeu Agolli’, për të kuptuar se Bashkia e Tiranës ka qenë mbrojtësja numër një e atyre që janë realisht monumente kulture, jo e legjendave urbane. Do t’i rrimë besnik edhe në këtë rindërtim të 7-katëshit, me 2 kate shtese, që duhet të jenë metalike dhe për të ruajtur idenë e projektit origjinal, me fasadën e brinjëzuar dhe xhamin nga pas, siç e ka konceptuar dhe projektuar i madhi Maks Velo”, tha Veliaj.

Për kryebashkiaku Veliaj Tirana është një qytet kozmopolitan dhe se investimet kanë rritur vlerën e pronës së qytetarëve.

Top Channel

Read Entire Article