Rithemelimi miratoi sot ndryshimet statutore, Flamur Noka: 6 vota ishin kundër

7 months ago 21

Mbledhja e Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike i cili u mblodh sot ka përfunduar.

Në mbledhje e Këshillit, Kryesia e Partisë Demokratike nga radhët e Rithemelimit vendosit sot miratimin e ndryshimeve statutore, duke i hapur rrugë kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe nënkryetarit të Parlamentit, Agron Gjekmarkaj të emërohet automatikisht nënkryetar partie.

Lexo edhe :

Related Posts

Pas përfundimit të Këshillit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha për gazetarët se në mledhje 6 vota ishin kundër ndryshimeve të statutit.

Noka tha se tashmë PD-ja është e bashkuar dhe se mision i saj do të jetë rikthimi i votës së lirë. Sipas tij shqiptarët kanë 10 vite që nuk votojnë të lirë. Noka tha se duhet një qeveri teknike në mënyrë që shqiptarët të lirohen nga regjimi i Edi Ramës.

“Tashmë të gjithë të bashkuar do të vërshojmë cep më cep të Shqipërisë për të justifikuar këtë besim të demokratëve dhe për t’i shpëtuar regjimit më kriminal që ka parë historia, kemi një mision historik përpara, të rikthehet vota e lirë, prej 10 vitesh shqiptarët nuk votojnë të lirë, regjimi kriminal i Edi Ramës, të kthehet vota e lirë, duhet një qeveri teknike, motoja, Shqipëria duhet të çlirohet nga zgjedhjet barbare. Këshilli 6 vota kundër, votoi në mënyrë unanime këtë proces, shkrirje të brendshme, këtë proces bashkimi. Në këtë mision nuk do të ndalojmë”, tha Noka./vizionplus.tv/

Read Entire Article