Vritet kryebashkiaku në Austri, në kërkim autori

2 hours ago 20

Kryetari i një qyteti në veri të Austrisë u qëllua për vdekje të hënën në mëngjes dhe i dyshuari është duke u kërkuar, tha policia lokale.

Franz Hofer, kryebashkiak i qytetit të Kirchberg ob der Donau, u vra në Altenfelden, afër kufirit me Gjermaninë dhe Republikën Çeke.

Një burrë tjetër gjithashtu u vra më vonë, tha zëdhënësja e policisë së Austrisë së Epërme Ulrike Handelbauer për CNN.

I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes dhe një operacion policor në shkallë të gjerë që përfshin helikopterë dhe forca speciale është duke u zhvilluar, tha ajo.

“Fatkeqësisht, ne supozojmë se autori që po kërkojmë mund ta ketë armën me vete”, tha Handelbauer, sipas mediave lokale.

Policia tha për CNN se motivi i krimit duket të jetë një mosmarrëveshje mbi të drejtat e gjuetisë. /vizionplus.tv

Read Entire Article