“Rithemelimi pazar me Ramën”, Basha: Përdorën mandatin e Xhaçkës për të rikthyer Berishën në grupin e PD

5 months ago 32
Reklamë

Lulzim Basha, akuzoi demokratët se kanë bërë pazar me kryeministrin Edi Rama për të rikthyer Sali Berishën në grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

Basha shfrytëzoi një takim me strukturat e partisë në Devoll për të deklaruar se rikthimi i liderit të opozitës Berisha në grupin demokrat u shkëmbye me faljen e mandatit të socialistes Olta Xhacka

“Të gjitha këto ndodhin në një pazar të hapur me hallexhinjtë që kemi pasur deri para disa kohësh brenda Partisë Demokratike. Nga njëra anë bëjnë sikur protestojnë, por nga ana tjetër pazari është i qartë, nuk i hiqet mandati Oltës, por hajde si kompensim kërkojmë rifutjen e non gratës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Pse? Sepse kështu është një garanci që Edi Rama të vazhdojë i pashqetësuar të jetë në pushtet”, tha Basha.

Sipas Bashës kriza brenda Partisë Demokratike u shkaktua nga lideri historik Sali Berisha për interesin e tij personal

“Prej 2 vitesh në Partinë Demokratike një sëmundje e rëndë u përhap, shkaku i të cilës ishte pikërisht kjo mendësi, për ta vënë PD dhe demokratët në tërësi, në bllok qindra, mijëra, dhjetëra dhe mijëra prej tyre të një individi të vetëm. Të halleve dhe problemeve të tij, personale, pra për ta trajtuar të gjithë Partinë Demokratike, si pronë private të një njeriu”, tha Basha.

Lulzim Basha në 9 shtator pezulloi liderin historik Sali Berisha nga grupi parlamentar demokrat, por të enjten zyrtarisht parlamenti pranoi kërkesën e shumicës së deputetëve demokratë për rikthimin e Berishës në grupin e PD./vizionplus.tv

Read Entire Article