“Rithemelimi”, takime në Vlorë: Demokratët mund të fitojnë vetëm të bashkuar

5 months ago 23
Reklamë

Ekipi drejtues i demokratëve ka përcjellë në Vlorë  mesazhin se opozita do ta fitojë betejën elektorale kundër kryeministri Edi Rama. Edhe pse Vlora njihet si bastion i socialistëve, Tomor Alizoti ka theksuar se mundësitë për të fituar zgjedhjet parlamentare në pranverën e vitit të ardhshëm ekzistojnë

“Por ka një gjë këtë nuk e bën dot doktori vetëm, këtë nuk e bën dot as Alizoti, as Noka, as Boçi vetëm. Këtë e bëjnë të gjithë demokratët bashkë. Dhe demokratët janë ata që hodhën babain e tij në vitin 90 dhe demokratët janë ata që do ta shkrijnë nipin e Spiro Kolekës, djalin e Kristaqit, dhe të gjithë horrat që ka mbledhur rreth vetes për të vjedhur Shqipërinë’, tha anëtari i kryesisë, Tomor Alizoti.

Alizoti pati një mesazh edhe për të gjithë ata që mendojnë se të mundësh në zgjedhje Edi Ramën është e vështirë, duke vënë në dukje se Partia Demokratike përbëhet nga njerëz që janë mësuar me vështirësi, nga njerëz që kanë lindur në kampe përqendrimi, nga njerëz që janë përballur me regjimin komunist.

“Por opozita është qëndrim, të jesh i drejtë në kohë të vështira është gjithmonë e vështirë, njerëzit tanë sakrifikuan jetën e tyre, shkatërruan familjet e tyre vetëm  për të qenë dinjitozë. Partia Demokratike është parti dinjitoze, prandaj lideri i saj sot është në burg”, tha Alizoti.

Me liderin e saj historik, Sali Berishën, të izoluar në shtëpi, Partia Demokratike po përpiqet të ndërtojë një rrugë të re komunikimi me demokratët së pari, por edhe me qytetarët në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2025./vizionplus.tv

Read Entire Article