Roberti, Albano dhe Valeri janë tre nga fermerët që janë zgjuar të parët.
Teksa po qëndronin në verandë, Roberti tha se ende nuk e kupton sesi funksionojnë disa gjëra në fermë.
Ai i kërkoi Albanos t’ia shpjegonte si funksionon ndarja e detyrave dhe rolin e kryefermerit/es.
Ndërsa Valeri iu ofrua t’i lajë rrobat për ta ndihmuar atë të ambientohet.
Nga ana tjetër Roberti nuk e pranoi ndihmën e tij, por i tha t’i mësojë lavatriçen, pasi nuk është mësuar që të tjerët të bëjnë gjëra për të.
Pjesë nga biseda:
Roberti: Nuk jam familjazuar ende këtu që të kuptoj si ndahen punët. Nuk e kuptoj as rolin e kryefermit, ose çfarë kriteresh ke.
Albano: Ke vetëm tre ditë.
Valeri: M’i sill rrobat se t’i laj unë.
Roberti: Jo nuk jam mësuar kështu, më duket sikur shfrytëzoj njerëzit.
Valeri: Jo ka gjë, kam qejf.
Roberti: Jo, më ndihmo tek lavatriçja. /vizionplus.tv/