Ronaldo-Messi, jashtë “topit të artë”, favoritë Rodri, Bellingham dhe Vinicius Junior, në listë edhe Xhaka

1 week ago 37
Reklamë

Pas plot 21 vitesh Lionel Messi dhe Kristiano Ronaldo nuk janë më pjesë e listës së ngushte se kandidateve për topin e artë.

Dy lojtarët që kanë shkruar historinw e futvbollit botëror për më shumë se dy dekadat e fundit nuk janë ndwr 30 emrat që do të luftojnë për trofeune vitit të lojtarit më të mirë që do të jepet në 28 tetor nga France Futboll në Paris.

Argjentinasit nuk i mjaftoi suksesi me Argjentinën këtë verë si kampion  i “Kopa Amerika” për të qenë të paktën në listën e zgjeruar të kandidatwve, ashtu sikurse edhe CR qw nuk i mjaftuan 44 golat me Al Naser dhe tw qenit aktiv me loje e gola në kombëtaren e Portugalisë.

Bie në sy mungesa gjithashtu e një emri të madh si Kevin de Brojnë, lider i Manchester City. Sytë në listën e favoriteve janë tek Rodri, mesfushori i talentuar kampionë europe me Spanjën dhe lojtar kyç i Manchester City, kampion në Angli.

Po ashtu, favorit ndihet edhe Vinisius Xhunior që megjithë zhgënjimin në kupën e amerikes me Brazilin, ishte protagonist i madh me Realin si kampion Europe dhe kampion Spanje. Në listën e  favoritëve wshtw edhe Xhud Belingham që ashtu sikurese Visnisues  zhvilloi një super sezon me realin, por Anglinë nuk e udhëhoqi dot drejt titullit kontinental.

Pak më prapa në listë ishte edhe Lautaro Martinez fitues i Kupës së Amerikws me Argjentinwn dhe kampion me Interin, apo dy bomberat e jashtëzakonshëm Erling Haland dhe Kilian Mbape. Përpos favoritwve, në listë janë edhe si Toni Kros që e la futbollin, Lamin Jamal, Dani Olmo, Hakan Calhanoglu, Lukman i Atalantws, Harri Kane, Florian Virc talenti i Leverkusen apo ylli i Bilbaos, Niko Uilliams.

Shqiptarët mund të krenohen me prezencen e Granit Xhakes, lider i Bayer Leverkusen, kampion i Gjermanisë në sezonin e kaluar. Tek trajnerwt, emrat favoritw për më të mirin e vitit janë Karlo Snceloti i Real Madrid dhe Gasperini i Atalantes./vizionplus.tv

Read Entire Article