Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një pasqyrim të situatës në terren, pas reshjeve të shiut dhe rrebesheve që kanë pushtuar vendin tonë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune.
Përmes një postimi, bëhet me dije se në veri të vendit ka pasur rënie gurësh e inertesh, të cilat janë pastruar, për të bërë të mundur normalizimin e qarkullimit.
“Reshjet e shiut kanë vazhduaar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit shoqëruar me rrebeshe lokale në Rajonin Verior, duke sjellë rënie gurësh e inertesh si në, Dushaj-Sheshi i Tragetëve, Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë Skuraj-Burrel, Lezhë-Vau Dejes, Ura e Zapodit Shishtavec, Bajram Curri-Valbonë, Qafë Bualli-Ura e Cerenecit, Vau Dejes-Pukeë-Kalimash, të cilat janë pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht
Kontraktorët e mirëmbajtjes, me mjete dhe punëtorë janë në terren dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor”, njofton ARRSH./vizionplus.tv