Në kohën kur vëmendja ndërkombëtare është kthyer më shumë se kurrë nga Ballkani, për shkak të rrezikut për destabilitet, ish-drejtori i BIA-s serbe Aleksander Vulin deklaroi se entiteti i Republika Serbe do të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina.
Madje, themeluesi i Lëvizjes Socialiste tha se Republika Serbe do t’i bashkohet shumë shpejtë shtetit të Serbisë dhe se ky proces tashmë ka filluar. Ai deklaroi se atë që fuqitë perëndimore ua lejuan shqiptarëve në Kosovë, nuk do të mund t’ua ndalojnë serbëve në Bosnje, raporton N1.
Lexo edhe :
Related Posts
“Procesi i bashkimit të serbëve ka filluar dhe nuk mund të ndalet”, tha ai, teksa kujtoi kujtoi periudhën e vitit 2008 dhe shkëputjen e Kosovës. “Në vitin 2008, Serbia ishte në derën e paktit të NATO-s, nën kontrollin e plotë të BE-së dhe në marrëdhënie asnjëherë më të këqija me Rusinë dhe Kinën, dhe në këmbim mori privatizimin grabitqar dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, tha Vulin.
Në fund të dhjetori 2023, Vulin, ish-ministër në Qeverinë e Serbisë dhe ish-shef i shërbimit të inteligjencës serbe, u bë anëtar i ri i Senatit të Republikës Sërpska, me vendim të presidentit të Bosnjë e Hercegovinës. Milorad Dodik, presidenti i entitetit të dominuar nga serbët në Bosnje dhe Hercegovinë, Republika Srpska, ndërkohë, nuk ka reshtur së shpalosuri tendencat e tij për shkëputjen e entitetit serb./vizionplus.tv