Rrëzimi i avionit në Kanada, 6 të vdekur

7 months ago 30
Reklamë

Gjashtë persona humbën jetën pas rrëzimit të një avioni që transportonte punëtorë në një minierë të largët në territoret Veriperëndimore të Kanadasë pranë qytetit të Fort Smith.

Shkaku i përplasjes nuk dihet ende dhe po hetohet.

Lexo edhe :

Related Posts

Avioni ishte rrugës për në minierën e diamanteve Diavik që i përkiste një firme minerare, Rio Tinto. Ai humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror pasi u ngrit pranë Fort Smith rreth orës 8:50 të mëngjesit (koha lokale), njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

Bordi i Sigurisë së Transportit të Kanadasë tha se një ekip hetuesish u dërgua në vend për të hetuar mbi përplasjen./vizionplus.tv

Read Entire Article