Guvernatori i rajonit të Belgorod, Vyacheslav Gladkov ka deklaruar se të gjithë në bordin e aeroplanit të transportit ushtarak që u rrëzua kanë vdekur.
Duke postuar në kanalin e tij Telegram, ai vuri në dukje se avioni u rrëzua në një zonë të populluar dhe vendi i rrëzimit tani është i rrethuar.
Lexo edhe :
Related Posts
Detajet në lidhje me këtë aksident mbeten të paqarta dhe po diskutohen midis Moskës dhe Kievit.
Thuhet se avioni është Ilyushin Il-76, një aeroplan transporti ushtarak që me sa duket është rrëzuar pranë qytetit të Belgorodit, afër kufirit midis Ukrainës dhe Rusisë.
Rusët thonë se në bordin e këtij avioni ishte një grup të burgosurish lufte ukrainas. Kjo është kundërshtuar nga Kievi.
Nuk ka pasur ende një përgjigje zyrtare nga pala ukrainase, por shumë faqe të ndryshme të lajmeve po citojnë burimet e tyre të sigurisë duke thënë se në bordin e këtij avioni kishte ose pjesë ose vetë raketa për sistemin S-300 gjë që do të sugjeronte se avioni ishte një objektiv në i ukrainasve. /vizionplus.tv