Nga sot ka hyre ne fuqi rritja e pagave për pushtetin vendor. Rritja e pagave kap nivelet nga 40% deri në dyfishim të pagës për disa profesione specifike në të gjitha bashkitë e vendit.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Shtetit për Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, teksa takoi 61 kryetarët e bashkive të vendit.
Ai tha se pagat e reja do të rriten ndjeshëm për punonjësit vendorë, gjë që do të zbusë edhe mungesën e stafeve në bashki pasi punonjësit e të njëjtit profesion, do të paguhen njësoj në të gjitha njesite vendore./vizionplus.tv