Rrugëtimi i Shqipërisë në Europian, Jorgji: Hoxhës duhej t’i jepej më shumë kohë në fushë! Zeqiraj: Yamal ka thyer barrierat

2 months ago 28
Reklamë

Të ftuarit në emisionin “Vizioni i Pasdites” diskutuan më shumë rreth finales së Europianit, por gjithashtu dhe për rrugëtimin e Kombëtares sonë në EURO2024.

Arbitëri Enea Jorgji komplimentoi kombëtaren për rezultatet dhe emocionet që na dhuruan gjatë Europianit me tre ndeshjet përballë tre skuadrave të forta, Itali, Kroaci, Spanjë. Jorgji tha se nëse do kishin kaluar grupin, skuadra shqiptare duhet të mendonte për finalen, pasi u përballë me skuadrat më të forta në Europian.

Sipas arbritërit, futbollistit Arbër hoxhës duhet t’i ishte dhënë më shumë mundësia për të luajtur në fushë. Enea Jorgji gjithashtu tha se në finale duhet të fitojë Anglia.

“Shqipëria u paraqit në mënyrën me dinjitoze, mund të ishte dhe më mirë. Nuk e kishim menduar që të ishim në avantazh si me Italinë si me Kroacinë. Ndeshja e parë, sekondat e para, gol, nuk po na besohej. Ka qenë një Europian për t’u mbajtur mend dhe mbi të gjitha me shumë gola. Shqiptarët më parë mbaheshin mend  për kronikat e zeza, por rezultoi ndryshe. Nuk kishte presion. Grupi ishte shumë i fortë, madje unë thoja që po të kalonim grupin të shihnim për finale se ato ishin skuadrat më të forta. Trajneri, por dhe djemtë na kanë dhuruar momente shumë të mira. Nuk duhet të hedhim baltë. Kur je trajner ke një përgjegjësi shumë të madhe.  Duhet t’i kishte dhenë më shumë hapsirë Arbër Hoxhës. Dëshirojmë t’a marrë njëherë Anglia këtë Europian. Gjyqtari do jetë jashtëzakonisht shumë i rreptë në finale. Në ’96 vka qenë europiani më i bukur, ku unë jam dashuruar me Gjermaninë”, tha Enea Jorgji.

Trajneri Ditmar Bicaj tha se në humbjen e Kombëtares, referuar ndeshjes me Kroacinë dhe Italinë, ndikuan golat e shpejt. Ai gjithashtu u ndal tek sulmi masiv që ju bëhet trajnerëve, ku përmendi dhe lajmet në mediat e huaja që sulmuan trajnerin italian. Bicaj tha se në finale duhet të fitojë skuadra që luan bukur dhe në mënyrë cilësore.

 “Ndoshta dy golat e shpejt që na bën t’a shihnim veten në avantazh,ndikuan,  dy golat e parë na futën në tension. Ndodh kudo që sulmojnë trajnerin, në mediat e huaja kanë sulmuar dhe trajnerin e Italisë. Ne duhet të japim merita trajnerit se ishte ai që na çoi në Europian. Mendoj se duhet t’a fitojë loja e bukur dhe cilësore. Finalja del 3-0 për Spanjën”, deklaroi Ditmar Bicaj.

Gazetari i njohur, Erion Zeqiraj tha se shqiptarët dhuruan një sjellje perfekte në stadium. Sa i përket sulmeve ndaj trajnerëve, gazetari tha se ai merr vendimet më të mira, kjo pasi i njeh shumë mirë dhe gjatë fazës përgatitore. Zeqiraj përmendi si dy europianet më të mira, ato ku ka qenë pjesëmarrëse Shqipëria. Sa i përket finales, gazetari u shpreh se fiton Anglia me penallti.

 “Gjithmonë trajnerit mund t’ja gjesh të keqen, por trajneri e di më mirë se kushdo. Spanja është mësuar me trofe, ne gëzojmë më shumë. Ne gëzojmë kur fiton Spanja jo më Kombëtarja. Në të dy europianet që ka luajtur Shqipëria kanë qenë më të bukurit. Yamal ka thyer barrierat. Më ka surprizuar për keq Franca. Në finale del barazim, fiton Anglia me penallti”, tha Erion Zeqiraj.

Dy motrat binjake shqiptaro-spanjolle treguan atmosferën që u krijua gjatë përballjes së dy skuadrave. Ato gjithashtu rrëfyen gëzimin që përjetuan spanjollët kur kaluan në finale.

“Kur pamë se me kë do luante Shqipëria thamë ishallah kalon. Të treja i kemi parë këtu në Shqipëri ndeshjet. Spanjollët kishin një vetbesim shumë të lartë. Ne ishim shumë të zjarrtë si tifoz. Pranë finales, ka një grumbull më të madh në Spanjë që po presin fitoren, por kjo varet nga numri i popullsisë. Shumë këngë, shumë duartrokitje kur Spanja kaloi në finale”, thanë motrat binjake shqiptaro-spanjolle./vizionplus.tv

Read Entire Article